29 Mars, 2017

Monika: Kur më dhuroi për herë të parë lule Meta, ndenja pa gjumë 2 javë


Monika Kryemadhi, deputete e LSI-së dhe bashkëshorten e kreut të Kuvendit, Ilir Meta e ftuar në rubrikën “Këndi i ekselencës” në emisionin e mëngjesit në News24, Vila 24 ajo zbulon gjithçka të pathënë më parë për jetën e saj, familjen, politikën dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj.

Per fillimet e njohjes me Meten, ajo tha: “Mua Iliri nuk më ka pas pëlqyer se është maskilist, i pëlqen të ketë shoqëri me burra, s’më pëlqen kjo gje se nuk e bën të jetë xhentil, si përshembull të të hapë derën e makinës, të të mbajë pallton”.

Vesi që kritikon gjithmonë te Meta? “Jane disa, pershembull kur lan dhëmbët e bën lavamanin shumë pis, televizorin nuk e kontrollon dot, do vetëm një telekomandë, shampot s’i blen dot, do t’ja blejë unë”, tha ajo.

Meta me bashkeshorten dje ne festen e PS-se
Meta me bashkeshorten dje ne festen e PS-se

“Iliri nuk bën asnjëherë dhurata romantike, kur kam bër 36 vjec më ka sjellë 136 trëndafila, vetem një herë në 23 vite martesë. Kur më ka sjellë lulet kam ndejt 2 javë pa gjumë pse më solli lulet”.

Duke komentuar deklaraten e bere me pare se kur lindi vajzen për herë të parë e urrente Ilir Metën, ajo e shpjegoi: Të ndryshon sistemi i jetës, ndihesh i burgosur në ndienjat e tua. Të ndryson komplet jeta, nga një njeri që je i lire dhe bota rrotullohet rreth teje, tani bota nuk rrotullohet rreth teje.

Momenti me i veshtire? Sipas Monikes, “për mua më e vështira aksidenti që bëri Meta në Dibër në zgjedhjet e 2005 që unë se mora vesh kurrë që ai theu krahun, që s’e mora vesh kurrë kush ishte personi që i doli para me makinë, nuk e kam kuptuar asnjëherë dhe nuk u zbardh asnjëherë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al