13 Prill, 2022

Monika Lubonja batuta për ditëlindjen e saj, nuk mungojnë dhe urimet e ish-banorëve të “BBVIP”


Monika Lubonja feston sot 54 vjetorin e lindjes, teksa mund të themi se për të mosha është veç një numër pasi aktorja duket se nuk do të plaket kurrë. Ajo u pëlqye mjaft nga publiku gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” ku arriti të shkonte deri në gjysmë finale për karakterin e fortë dhe pozitivitetin që përcjellte në shtëpi.

Lubonja ka postuar në “Instagram” një video teksa krahas saj ka shprehur ‘një problem’ që mesa duket e kalon çdo vit në ditën e saj të lindjes duke shkruajtur “Uhhhh…. Kush zvogëlohet dhe një vit”. Nuk kanë nguruar dhe urimet nga miqtë e saj të zemrës, familjarë apo ish-banorët e “BBVIP” me të cilët ajo ka ruajtur raporte të mira.

Disa prej personazheve që e kanë uruar aktoren ishin: Beatrix Ramosaj, mikesha e saj më e ngushtë Fifi, me të cilën krijoi një marrëdhënie shumë të fortë brenda shtëpisë, Xheisara Frisku dhe së fundmi dhe Arjola Demiri me të cilën gjatë spektaklit patën një miqësi të ngushtë me njëra tjetrën por pas daljes dy mikeshat nuk u panë më së bashku, madje u përfol se ato nuk kishin më komunikim me njëra-tjetrën.

Por këto spekulime dy aktoret i dhanë fund kur u shfaqën në programin e humorit “Portokalli’ gjatë një skeçi të cilat treguan se ato janë ende mikesha dhe se çdo aludim ka qenë i pavërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al