22 Qershor, 2022

Monika Lubonja flet për jetën pas divorcit dhe raportin e vajzës me partnerët e saj: Më ka parë duke qarë për dikë, ja çfarë më ka thënë


Monika Lubonja ka folur si rrallëherë për jetën personale dhe partnerët e saj pas divorcit.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ku është diskutuar sonte rreth vështirësive të grave të divorcuara dhe me fëmijë për të rigjetur dashurinë, Monika u shpreh se në vendin tonë gjërat janë të vështira dhe se opinioni ‘është i frikshëm’. Por, shtoi se pas divorcit ajo ka patur mbështetjen e familjes.

Lidhur me marrëdhënien e vajzës së saj, Tea, me partnerët e saj, aktorja tha se ka gjetur gjithnjë ekuilibrin dhe se ajo e ka kuptuar duke qenë shumë e hapur.

“Unë isha rritur me një familje shumë të emancipuar. Divorci im nga familja nuk u prit keq. Më përkrahën. Tea ishte 4 vjeç kur u divorcova dhe isha në kulmin tim dhe opinioni ishte i frikshëm. Vitet e para zgjodha të jem edhe grua edhe baba por nuk u largova nga familja ime sepse doja që Tea të kishte prezencën e një mashkulli. Nuk doja të rrinim vetëm në një shtëpi. Këtu isha pak fanatike. Për shumë kohë nuk solla partner në jetën e Teas sepse nuk arrita të gjeja atë që nesër pasnesër të ishte prap me ne.

I kam prezantuar partnerë Teas. Ka qenë ekuilibër shumë i mirë, sepse ajo në fund ka dashur që të jem unë e lumtur. Më ka thënë “Bujrum, hajde, por bëje për veten tënde jo për mua”. Më ka ardhur keq që Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje dhe ajo e vuante këtë. Dhe më thoshte se ‘nëse ti mendon se jam unë pengesa nuk jam’. Lotët e mi kanë qenë nga rrethana të ndryshëm.” -tha ajo.

Pak ditë më parë, Monika tregoi në një intervistë rreth njohjeve të saj dhe arsyes pse ka vendosur t’i mbajë kaq sekret. “Kur kam dalë kam lexuar lajme të tmerrshme sepse harrojnë që jeta ime nuk ishte vetëm një martesë. Mbaroi ajo me respekt në maksimim nga të dyja palët, dhe unë kisha të drejtë të kisha një njohje tjetër. Jeta ime vazhdoi sepse unë jam divorcuar në moshën 27 vjeç, dhe s’mund të mbyllja dyert e zemrës. Unë kam pasur ato dashuritë e mia por i kam mbajtur pak sepse gjërat e mia personale nuk kam dashur t’i bëj kurrë publike sepse janë vetëm të Monikës.”– tha ajo në “Natë me Aulonën”. E pyetur nëse ka një njeri në jetën e saj, Monika tha:

“Nuk kam, kam kohë që nuk kam dikë në krah, ndoshta kjo po më penalzion, sepse nuk po e lë dot veten të lirë. Le të kem atë guximin që të rifilloj edhe një histori tjetër dashuri, ndoshta nuk ka ardhur (ai), prandaj unë i bëj thirrje.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al