Monika Lubonja ka treguar pak javë më parë se vuan nga ankthi, por pa dhënë detaje apo pa treguar ndonjë histori personale që mund t’i ketë ndodhur.
Mirëpo, ditën e djeshme, teksa po merrte rreze dielli së bashku me Semi Jaupajn, këngëtarja nisi të rrëfehej. Lubonja zbuloi se ka marrë qetësues për vite me radhë që të kalonte situatat kur nuk ndihej mirë. Aktorja tha se nëna e saj është i vetmi njeri që do ta ketë pranë kur e kap ankthi. Aktorja u ndje e lirshme të fliste me Semin, sepse edhe këngëtarja vuan nga ankthi.
“Mua të më thuash që të pa njeri, më kap paniku. Mos të kem mamin unë, më kap paniku. E dua. Se pas asaj kohe, më mori kjo aktorja ‘do të të çoj’ tha ‘te një miku im’. Dhe realisht më çoi. ‘Nëse do të kesh vullnet, do ndjekësh këshillat e mia’ më tha.
Dhe në fakt, këshillat e tij unë i kam ndjekur për tre vjet dhe unë pas një pesë vjeçari nuk mora më fare qetësues. Domethënë erdhi shumë gradualisht. Por, po të kem emocione të forta, po të kem ankth, që mua ankthi më vjen këtu, s’më lë të flas, e dua sesbën. E di vetë tani çfarë të marr. Nuk marr atë të fortën (ilaçe)… Më fillonin me tre pika, pastaj me 15, pastaj me 20 pika… varej si ishte situata ime çdo ditë. Kishte raste që ma ndalonte një ose dy herë. Erdhi një moment që tre vjet unë nuk flija dhe nuk kujtoja asgjë.”,- zbuloi Monika.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al