Në Për’Puthen Prime jemi mësuar të shikojmë shpesh përballje të forta mes konkurrentëve të programit, ku përveç opinionistit zyrtar të programit, janë të ftuar edhe personazhe të tjerë të njohur në të njëjtin rol. Sonte, e ftuar është aktorja Monika Lubonja në rolin e opninionistes.
Kjo do të jetë “përballja” e parë e saj me moderatoren Bora Zemani, ish të dashurën e aktorit Donald Veshaj.
Megjithëse, Lubonja ka qenë e ftuar edhe më parë në Prime, Bora Zemani mungoi në atë puntatë për shak të problemeve shëndetësore. Kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë Monika Lubonja gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram
Çfarë pritet të ndodhë?
Nuk dihet nëse do të ketë një përballje mes akotres Monika Lubonja dhe moderatores Bora Zeman gjatë punatatës së sotme. Por, duke pasur parasysh situatat e ndodhura edhe gjatë qëndrimit të saj në BBV, në të njëjtën shtëpi ku nisën lidhjen aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, mund të priten edhe deklarata të forta apo batuta nga ana e aktores, duke njohur natyrën e saj.
Kujtojmë këtu që Monika ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të çiftit Beatrix-Donald në BBV. Madje dhe pas daljes nëpër intervistat e dhëna ajo ka shprehur se mund të ekzistojë mundësia e ribashkimit mes ish-çiftit. Monika ka një miqësi të fortë me Beatrix, dhe është ndër të paktët persona të BBV, të cilët këngëtarja ka takuar.
Një tjetër emër që lidh Bora Zemanin me Monika Lubonjën, është edhe Semi Jupaj, shoqja e ngushtë e moderatores. Ajo dhe Monika nuk kanë pasur raporte shumë të mira në BBV, përkundrazi kanë pasu debate të forta në spekatël .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al