16 Shkurt, 2022

Mori tre doza vaksine, këngëtari shqiptar infektohet sërish me Covid-19, ja gjendja e tij


Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta është infektuar me Covid-19 ndonëse ka marrë tri doza vaksine.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij të Instagramit ai thotë se po shërohet dhe shpreson të rikthehet në formë sa më shpejt.

“Ç’kemi njerëz, ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti. Edhe një here”, shkruan Meta.

Ju rikujtojmë se Ermal Meta është një nga emrat më të dashur në Itali.

Ai ka lindur në Fier të Shqipërisë, prej nga ka edhe prejardhjen, por është rritur në bari të Italisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al