10 Shkurt, 2022

“Mos bëj sikur nuk e doje”/ Gruaja rrëfen përvojën e tmerrshme të përdhunimit virtual në grup sapo hyri në Metaverse


Një grua 43-vjeçare ka rrëfyer se është sulmuar seksualisht nga disa burra në metaverse.

metavers

“Mos bëj sikur nuk e doje”, i tha njëri nga personat Nina Jane Patel-it pasi e sulmoi seksualisht.

Metaverse ose meta-univers, është një botë dixhitale e cila ju lejon njerëzve të lëvizin midis pajisjeve të ndryshme dhe të komunikojnë në një mjedis virtual. Në aspektin praktik, kjo botë dixhitale ku e vërteta dhe bota vrituale bashkohen, i referohet produkteve dhe shërbimeve të realitetit të shtuar dhe virtual.

Patel është një nga përdorueset e përzgjedhura për të testuar universin e ri virtual të Facebook. Ajo rrëfeu se spo hyri në program, u përdhunua nga disa burra.

“Përvoja ime e ngacmimit seksual ishte, tronditëse. Tronditëse sepse nuk jam mësuar të më flasin në mënyra kaq poshtëruese, ndoshta në vitin 1996, por sigurisht jo në 2021,” shkroi ajo në një postim në Medium.

avatar

Duke rrëfyer përvojat e saj, 43-vjeçarja tha se  gjatë një minuti që qëndroi në Meta, u dhunua verbalisht dhe u përdhunua nga një grup me avatarë(version i dikujt i gjeneruar nga kompjuteri ) të tjerë, të cilët më pas e fotografuan.

“Ata më thanë: ‘Mos u bëj sikur nuk të pëlqen’. Ishte një makth surreal,” tha Patel.

 Ajo theksoi faktin se kjo botë virtuale ishte krijuar mbi paaftësinë e mendjes dhe trupit për të kuptuar ndryshimin mes përvojave reale dhe sureale.

“Në një farë kuptimi, reagimi im fiziologjik dhe psikologjik ishte si të kishte ndodhur në jetën reale”, shtoi ajo.

meta_36

Nga ana tjetër, pas deklaratës së Papel, Meta ka prezantuar përditësimet e reja të sigurisë për virtualitetin online.

Kompania mëmë e Facebook njoftoi se ka instaluar një veçori të re të quajtur ‘Personal Boundary’, e cila parandalon avatarët të vijnë në një distancë të caktuar afër njëri-tjetrit. Qëllimi është të shmangen ndërveprimet e padëshiruara.

Një zëdhënës i Meta tha: “Ne besojmë se “Kufiri Personal” është një shembull i fuqishëm se si VR (realiteti virtual) ka potencialin për të ndihmuar njerëzit të ndërveprojnë të qetë. Nëse dikush përpiqet të hyjë në Kufirin tuaj Personal, sistemi do të ndalojë lëvizjen e tij përpara se ai të arrijë kufirin”.

meta

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al