29 Janar, 2024

“Mos e bëj rolin e viktimës”- Fation Kuqari kapet keq me banorin e “Big Brother VIP”: S’do të doje kurrë që të isha këtu, ma bëre…


Mëngjesin e sotëm Fation Kuqari dhe Gazmendi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”.

Çdo gjë filloi pasi Fationi e akuzoi banorit se ai luan rolin e viktimës në këtë shtëpi, teksa u shpreh se kjo gjë nuk i shkonte fare.

Nga ana tjetër Gazi iu drejtua konkurentit duke i thënë se nuk po flet me të sepse sipas tij konkurenti s’do të donte që ai të ishte i pranishëm në këtë shtëpi.

 

Pjesë nga debati:

Fationi: Unë e mbaj mend shumë mirë se çfarë më ke thënë

Gazi: Ashtu ta hodha unë

Fationi: Ishte mënyrë tjetër nuk ishte ashtu

Gazi: Ashtu ishte por më ngeci dora tek kjo…

Fationi: Mirë po vetëm viktimën mos e bëj se nuk je ti për të bërë viktimën

Gazi: Viktimë! O Fation çfarë po thua more burrë, ndërton biseda dhe gjëra pa lidhje fare

Fationi: Çfarë quan ti të keqe o Gaz?

Gazi: Ti në rregull je, çdo gjë që flas unë e quan të keqe ti mbaje këtë. Unë s’po flas me ty po flas me Olsin. Ti the që unë po të isha për ty s’do të doje kurrë që të isha këtu

Fationi: Ma bëre të qartë që dje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al