28 Shkurt, 2024

“Mos e përdor dashurinë time për…”- Meritoni shpërthen keq ndaj Ilnisës: Ti po luan me ndjenjat e mija/ Çfarë ndodhi mes çiftit?


Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin pas përfundimit të primet në të “Big Brother VIP”, ku shkak u bë videoja e Sara Karaj e cila u shpreh se moderatori i ka thënë asaj që nuk është i lidhur me askënd.

Konkurrenti i tha gazetares se banorja e re po mundohet që ta përdorë atë, duke u përpjekur që të justifikohet, megjithëse ajo iu drejtua: “E ke thënë apo se ke thënë?”

“Ti mos e përdor dashurinë time për gjëra që s’të takojnë”, i tha Meritoni-Ilnisës, ndërsa ajo iu kthye: “Arrite e the edhe këtë”.

Që pas hyrjes së banores së re Sara, çifti kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë gjithë javës.

 

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Po e përdor atë për lojë

Meritoni: Tani po luan me ndjenjat e mia ë?

Ilnisa: E ke thënë apo se ke thënë?

Meritoni: Unë e dhashë mendimin tim për punën e saj. Ajo është munduar në çdo mënyrë që të më përdorë, por me ato do merrem që nesër

Ilnisa: Unë do merrem me shokun tim meqë ti e paske fiksim

Meritoni: Ti mos e përdor dashurinë time për gjëra që s’të takojnë

Ilnisa: Arrite e the edhe këtë

Meritoni: Që s’të takojnë, që s’bën të ma bësh mua këtë përmes dashurisë tonë

Ilnisa: Unë nuk isha atje dhe se dëgjova por ato të dyja erdhën atje dhe më thanë që e ka thënë

Meritoni: Po pse rikthehesh në tendenca dhe gënjeshtra nga vajzat e poshtëra

Ilnisa: Sepse dje më the mos mi prek te dyja, për Riken dhe Sarën

Meritoni: E çfarë do të thotë kjo

Ilnisa: Kjo tregon të kundërtën e asaj që thua ti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al