20 Maj, 2022

“Mos ke bërë gjoksin?” Aulona Musta u përgjigjet ndjekësve dhe zbulon ‘sekretin’


Aulona Musta ka nisur sot pushimet por gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i saj.

Moderatorja ka publikuar disa foto në Instastory me rrobabanjo por ndjekësit e saj ishin të interesuar për një gjë: Çfarë i ka bërë gjoksit? Ajo ka publikuar një screenshot me disa mesazhe që i kanë dërguar ku shkruajn: “Mos ke bërë gjoksin apo është thjesht push up?”/ “Çfarë ke përdorur për gjoksin që e ke në super formë?”/ “Po gjoksin ku e ke bërë të lutem?”

Këto e kanë detyruar moderatoren të jap një shpjegim. Ajo ka tregua se bëhet fjalë thjesht për një trajtim që “e bëra në dhjetor dhe po e ribëj sepse rezultatet kanë qenë të dukshme”.

Më tej Aulona shkruan se nëse vendos të bëjë gjoksin do e tregojë.

Ditën e sotme ajo u përfshi në një debat me ish-konkurrenten e Për’puthen Sindi Loci.  Gjithçka nisi nga një reagim që ish-konkurrentja e Për’puthen bëri në Instastory në lidhje me perfomancën e Ronela Hajtit në Eurovision, temë e cila u diskutua nga Aulona Musta në një emision ku ishte e ftuar. Sindi shprehej se ajo nuk ka asnjë lidhje me muzikën, duke e quajtur injorante dhe joprofesioniste.

Menjëherë pas kësaj erdhi edhe reagimi i moderatores, e cila shpërndau në profilin e saj në Instagram statusin e Sindit, bashkëngjitur me një pjesë nga videoja e këngës së saj në bashkëpunim me dy motrat. Ajo ironizoi këngën e motrave Loci, më saktë Sindin, duke e cilësuar “artistja e vërtetë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al