14 Maj, 2024

“Mos rri me… Po të përdorin”/ Romeo Veshaj ia thotë “troç” Graciano Taganit: Ti tërhiqu


Romeo Veshaj e ka këshilluar Graciano Taganin që mos të qëndrojë me Julian Dedën dhe Egla Cenon në “BBV”, sepse sipas aktorit dy konkurrentët janë bashkë dhe po e përdorin banorin në këtë lojë.

Për të bindur Gracianon, konkurrenti tha se është e njëjta situatë sikur ai vetë të qëndronte me banorin pasi ai i nxori nga “BBV” shokun e ngushtë Elvis Myrtën.

“Juli nuk qëndroj me mua pas ikjes së Erjolës. Juli qëndroj gjatë gjithë kohës me mua, edhe kur Erjola ishte në situatën me mua”- tha Graciano, megjithëse Romeo u shpreh se aktori ka qëndruar me të sepse nuk e dinte që situate me Erjolën mund të bëhej kaq e madhe.

Biseda:

Romeo: Ky pretendon se e ka nxjerrë Erjolën jashtë… Është e njëjta situatë sikur unë të qeshja me Gracianon kur më nxorri jashtë.

Egla: Graciano bëhu gati se është i dëshpëruar për të kapur me një njeri

Romeo: Mos i lë të të përdorin, se po të përdorin te dy

Graciano: Jo more nuk më përdor dot kush mua

Romeo: Është e njëjta situatë, Egla dhe Juli janë bashkë, ti tërhiqu. Unë po flas për Julin. Ky pretendon se ti ke nxjerrë Erjolën jashtë dhe Juli qesh dhe zhgërdhihet me Gracianon.

Graciano: Juli nuk qëndroj me mua pas ikjes së Erjolës. Juli qëndroj gjatë gjithë kohës me mua, edhe kur Erjola ishte në situatën me mua

Romeo: Pse më justifikohej mua? Ka kamera këtu

Graciano: Nuk mund të them se po më mashtron, por as s’mundem që arrij në një konkluzion se më tha Romeo, pa e parë dhe pa e dëgjuar

Romeo: Juli rrinte me Erjolën edhe me Gracianon se nuk e dinte që Erjola mund të dilte. Po ta dinte që ishte kaq e ngushtë dhe ka ndikuar sipas tij lëvizja që ky bëri, Juli nuk do të rrinte më me të. Është e njëjta gjë sikur unë të rrija me Gracianon pasi me nxori Lisin.

Meritoni: Pse mendon që ka ndikuar kjo lëvizje e Gracianos te dalja e Erjolës?

Romeo: Jo zemër fare sepse kaq e kishte ciklin. Jemi një javë para finales.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al