Teksa çdo ditë teknologjia po përparon, bota virtuale është bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë. Por jo gjithmonë jemi të lumtur e jo gjithnjë marrin atë çfarë kërkojmë prej saj.
Mediat e huaja shkruajnë se një grua e cila mendoi se rezervoi në një hotel me një pishinë të madhe, është shokuar kur ajo arriti në vendin ku prenotoi.
Ajo është Jenny Kershav nga Manchesteri i Anglisë, e cila u bë menjëherë virale në rrjet me postimin e saj në rrjetin social “Twitter”. Ajo publikoi foto nga hoteli të paraqitur në “Booking.com” dhe fotografi të realizuara nga vetë Jenny.
“Pishina e hotelit tonë në Vietnam në Booking dhe në realitet,” shkruan ajo poshtë imazhit.
Me pak fjalë, ajo që në fotot e paraqitura në internet dukej një pishinë gjigante, në fakt nuk ishte gjë tjetër veç se një vaskë e vogël.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al