Përveç ditës së angazhuar në krye të Bashkisë së Tiranës dhe profilit të tij publik, Erion Veliaj ka edhe hapësirën e jetës së tij private, të cilës i dedikon kohë. Kohë për bashkëshorten, por kohë sigurisht edhe për pasionet e tij.
Sigurisht si të gjithë ne, edhe ai kur kthehet në shtëpi, i bën një ‘zaping’ televizorit për të parë çka ndodhur. Por nuk ngelet me kaq! Në Top Show mbrëmjen e sotme ‘Lali Eri’ ka thënë se i pëlqen të ndjek seriale të caktuara. “Shikoj ndonjë miniserial. Aktualisht po ndjek Game of Thrones. E keni dhënë ju në Top, por nuk e kam kapur. Dhe Ajola që është gjithë kohës duke më thënë ‘do ndodhë kjo, do ndodhë ajo’” – tregon Veliaj me të qeshur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al