15 Nëntor, 2024

“Mosha është thjesht një numër”- Ja si po i pret të 50-at Eva Longoria: Nuk kam frikë nga plakja por…


Eva Longoria “nuk ka frikë nga plakja”, por preferon “të plaket e bukur”. Në kopertinën e Marie Claire, aktorja 49-vjeçare rrëfen se po përgatitet që të mbushë 50 vjeç në të njëjtën mënyrë që “disa njerëz trajnohen për sportet ekstreme”.

Ylli  i “Desperate Housewives” përdor terapinë me dritë të kuqe dhe zhytjen në ujë të ftohtë. Gjithashtu ajo zgjohet sapo agon për të ndihmuar orën biologjike dhe e mban trupin në formë përmes stërvitjes me pesha.

“Po bëj gjithçka”, thotë Longoria. “Jo sepse s’dua të plakem, por sepse dua të plakem e bukur”. Në rutinën e saj përfshihet praktikimi i shëndetit mendor dhe spiritualiteti si ditari apo meditimi.

“Kam një unazë që të ndjek ritmin e gjumit, marr magnez dhe suplemente të tjera”. Longoria rrëfen se mezi pret të mbushë 50 vjeç dhe yje si Gywneth Paltrow apo Jennifer Lopez janë frymëzim për të.

“Për mua, mosha është thjesht një numër, por mezi pres. Refuzoj të besoj që suksesi im më i madh  është pas meje”.

Ajo përdor gjithashtu edhe terapi të ndryshme biologjike.

“Dua thjesht të plakem bukur. Dua të mund të ngjitem shkallëve, të ulem dhe ngrihem, të luaj me fëmijët e mi kështu që më interesojnë terapitë biologjike që do të më ndihmojnë të rezistoj”.

Sa i përket pamjes fizike, Longoria pëlqen të lyejë flokët e saj të errët, t’i krehë në parukeri duke shtuar edhe një buzëkuq të ndezur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al