Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit për ditën e nesërme për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin dhe pritet të përkeqësohet në orët në vijim.
NJOFTIMI:
Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar. Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al