30 Nëntor, 2017

Moti i keq në vend/ Paralizohet udhëtimi në det, probleme në të gjithë portet e vendit


Shqipëria prej disa orëve është përfshirë nga një mot i keq. Prej disa orësh rreshtat e dendura të shiut dhe erëra kanë nisur problemet e para. Sipas informacioneve që vijnë nga korrespodentët tanë, në portin e Sarandës dhe atij të Durrësit është pezulluar lëvizja. Janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të valëzimit në det që shkon në 5-6 ballë juglindje.

1492411031porti-durres-3

Po ashtu Durrësi është përfshirë nga një mot i pazakontë, që në orët e para të mëngjesit ka nisur një shi i shoqëruar me erë të fortë dhe ka shkaktuar probleme në të gjithë qytetin dhe në port. Në portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit. Kapiteni i përgjithshëm kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend. Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës -Ankona priten të mbërrijnë nga gjashtë shtatë orë vonesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al