29 Shtator, 2017

Motra dhe fotografi shoqërojnë në pushime Alban Ramosajn


Alban Ramosaj është vetëm njëri nga artistët e shumtë të familjes së tij. Rrugën e hapi tezja e tij, këngëtarja e suksesshme Albërie Hadërgjonaj. E vijoi e bija e saj Anxhelina dhe më pas Argjentina.

Vitet e fundit edhe e motra Beatrix Ramosaj ka marrë mjaft famë, si rezultat i paraqitjeve dinjitoze në festivale, por edhe nga klipet e nxehta që ka realizuar, duke dalë nga kornizat e “vajzës së mirë”, pasi ky është fataliteti i artisteve të këtij momenti, të cilëve u duhet të jenë edhe shumë sensualë për të qenë të pranuar dhe pëlqyer masivisht, pavarësisht talentit.ra1

Ndërkohë Alban Ramosaj, vëllai i saj, ka dalë më vonë në tregun muzikor, por me dy bonuse në favorin e tij: e para vinte nga një familje artistësh dhe, e dyta, është shumë i pashëm. Tashmë që ia dimë talentin Albanit, ajo që na bën shumë kuriozë është jeta e tij private. Kë ka ai të dashur këto momente?

Në një nga fundjavat që ai është fotografuar duke bërë plazh në Dhërmi, ishte me të motrën Beatrixin dhe me fotografin e njohur, Endrit Mërtiri. Pra duhet të presim edhe pak të mësojmë ç’po ndodh me jetën e tij sentimentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al