Fëmijëria e Johnny Depp mund të jetë një provë e fortë në gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard . Ajo e ka paditur atë për 100 milionë dollarë për abuzim dhe sulm ndaj saj. Por prova të mëtejshme sugjerojnë se ajo ndoshta ka modifikuar imazhe dhe ka gënjyer për pothuajse gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tyre të diskutueshme.
Para së gjithash, kohët e fundit ka pasur prova që tregon se Heard po tradhtonte Depp me Elon Musk dhe James Franco dhe ka një video që e vërteton këtë. Përveç kësaj, pati dëshmitarë që u ngritën për të mbrojtur Depp dhe për t’i dhënë atij një pozicion edhe më të mirë para jurisë.
Motra e Johnny-t, Christi Dembrowski e cila është rritur me të, ka dhënë një informacion përfundimtar që vërteton se Depp zakonisht nuk është i aftë për të lënduar fizikisht dikë. Ajo ka rrëfyer se kur ishte fëmijë, ai u dhunua fizikisht nga nëna e tij dhe ai kurrë nuk vendosi ta godasë atë përkundër këtyre sulmeve të vazhdueshme.
Në vitin 2018, Heard shkroi një shkrim në ‘The Washington Post’ ku tregoi për mbijetimin e dhunës në familje. Kjo është rrënja e gjithë rastit dhe dalëngadalë po fillon të zbardhet. Heard nuk e përmendi kurrë Depp me emër në artikull, por u bë e qartë se ai ishte njeriu të cilit ajo i referohej në atë artikull.
Dembrowski foli për abuzimin në familje që pësoi së bashku me Johnny nga nëna e tyre, Betty. Ajo asnjëherë nuk e ka treguar historinë e saj se si ajo dhe aktori pësuan abuzim në familje nga nëna e tyre, e cila ndërroi jetë në maj 2016 në moshën 81-vjeçare.
Ja çfarë tha ajo: “Ne do të iknim dhe do të fshiheshim. Ajo do të na godiste. Johnny nuk e goditi kurrë. Ai kurrë nuk shkoi deri në atë pikë. Asgjë nga ajo që po ndodhte në shtëpinë tonë nuk ishte në rregull. Dhe kështu, ndërsa unë u rrita, si Johnny dhe unë në fakt, vendosëm se sapo të largoheshim, sapo kishim shtëpinë tonë, nuk do të përsërisnim kurrë, në asnjë mënyrë, diçka të ngjashme me fëmijërinë tonë. Do ta bënim ndryshe.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al