7 Nëntor, 2017

Motra e Majlinda Bregut shfaqet në krahë të legjendës së futbollit Ronaldo


Ornela Bregu, ish-moderatorja e shumë programeve të “Top Channel” e jo vetëm, duket se po kalon momente të bukura në jetën e saj me të cilat na njeh herë pas here edhe me anë të postimeve  në Instagramin e saj

Madje nëse i hedh një sy llogarisë së Instagramit të prezantueses së dashur shqiptare, shikon se ajo gjatë fundit të verës, por edhe vjeshtës ka qenë në Spanjë.

Nuk e dimë të themi nëse  qëndrim atje është i përkohshëm apo ajo ka zgjedhur ta ‘braktisë ‘ Shqipërinë. Kujtojmë këtu se fëmijët e saj kanë zgjedhur të studiojnë në Spanjë.

Por sot moderatorja e njohur, motra e politikanes Majlinda Bregu, ka postuar një fotografi në krahë të legjendës braziliane të  futbollit Ronaldo, të cilin mesa duket e kanë takuar në ndonjë aktivitet atje. ‘’Meqë Ronaldo na kërkoi një foto, nuk i thamë jo’’-shkruan me humor moderatorja.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al