8 Qershor, 2022

Motra e saj në “Big Brother VIP 2”? Sarah flet për herë të parë, zbulon të vërtetën e lidhjes së saj me Kledi Hysën


Kohët e fundit në mediat sociale ka nisur të përflitet shumë për emrat që do jenë pjesë e “Big Brother VIP 2” që nis në dhjetor të këtij viti. Dhe një nga të përfolurat ka qenë edhe motra e blogurës Sarah Berisha, Ditea.

Mirëpo, ndryshe nga sa u tha, Sara deklaroi së fundmi se motra e saj, gjithashtu blogere, nuk e ka marrë ende një ftesë. Teksa pranoi se janë shumë të ndryshme në karakter, Sarah tregoi se e kanë dikutuar si temë por ende nuk e kanë vendosur.

Nuk e ka marrë propozimin. As ajo vetë nuk e di. E kemi diskutuar, por është ende herët. Jemi tipa të kundërt. Është tip i qetë, unë jam më çapkëne dhe tolerante. Mbase për atë do ishte eksperiencë e bukur por jemi të ndshme. Kështu që nuk e di. Ka kohë.”– u shpreh ajo.

Kledi Hysa, një nga ish-banorët e këtij edicioni është një mik shumë i mirë i saj dhe PM e duke qenë se kalojnë shumë kohë bashkë, shpesh në rrjetet sociale është shfaqur edhe me Ditean. Por, ata nuk janë në një lidhje sikundër ka patur shumë aludime.

Jo nuk ka lidhje me Kledin. Kledin e kemi shok se ma shkruajnë shpesh. Ne bëhemi shumë por nuk kanë asnjë lidhje. Dalin lajme të kota pse tu prishim punë të dyve kot.”- tha Sarah duke lënë të nënkuptohet se të dy janë në dy lidhje të ndryshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al