6 Prill, 2022

“Motra ime është aliene!” Elle Fanning bën rrëfimin e pazakontë: Unë jam nga e kaluara


Ndërsa seriali i saj i ri “The Girl from Plainville” po pritet shumë mirë në SHBA, aktorja Elle Fanning ka folur për jetën e saj. Në një intervistë të re për “Porter”, 25-vjeçarja ka  treguar se shpesh flet me njerëz me fuqi të veçanta në telefon.

Ajo zbuloi se dikush më parë i kishte thënë se motra e saj Dakota ishte nga një planet tjetër. “I telefonoj dhe… është si një gjë pa kuptim, por unë përdor një emër tjetër kur i marrë ata. Një herë tha: ‘Motra jote është aliene’.”

Bukuroshja bjonde madje tha se ajo vetë ka të ngjarë të jetë ‘nga e kaluara’. ‘Kjo ka kuptim… Nuk më duket sikur përshtatem me këtë kohën e TikTok, ku gjithçka është e ekspozuar. Më pëlqen ndjenja e misterit.’

Pak para pandemisë, ajo do të fillonte xhirimet e filmit për Luftën e Dytë Botërore, “The Nightingale”, së bashku me motrën e saj dhe kjo është hera e parë që dyshja do të shfaqen së bashku në ekran. “Është një gjë shumë e rrallë dhe e veçantë që ne të dyja po e bëjmë këtë. ”

Duke folur për fillimin e karrierës, kur motra e saj më e madhe do të sulmohej nga fansat, ajo qeshi: “Nëse një person e pa Dakotën, ishte një efekt spirale. Mua nuk më njihnin, por isha pjesë e asaj çmendurie.”

 

Fotot e saj për kopertinën e famshme kanë marrë vëmendjen e të gjithve. Aktorja shfaqet shumë e bukur dhe në super formë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al