7 Mars, 2022

Mozzik dhe Don Xhoni bëhen bashkë, ja kush është arsyeja


Dy reperët e njohur kosovarë, Mozzik dhe Don Xhoni, kanë ndarë së fundmi me ndjekësit disa foto nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nga fotot e publikuara duket se reperat kanë qenë bashkë në Prekaz të Drenicës, ku po bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Dyshja publikuan foto ku po bënin homazhe rreth varreve të familjes Jashari.

“Përkulemi gjithmonë para juve familja Jashari”, ka shkruar Mozzik në një foto të publikuar në Instastory.

“Drenica lind veç trima”, vazhdoi ai në një tjetër fotografi të hedhur.

Në fotot e tjera dy reperat janë afër njëri-tjetrit teksa mbajnë armë në dorë.

Datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ditë po ashtu shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat njëherësh edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Manifestimi popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon ditën e sotme (7 mars) me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al