8 Mars, 2022

Mposhti 2 herë tumorin, Adriana Matoshi ka një mesazh të bukur për të gjitha gratë


Aktorja dhe deputetja  Adriana Matoshi ka treguar se është një figurë frymëzimi, duke luftuar e “mposhtur” 2 herë tumorin.

Pas përfundimit me sukses të operacionit që iu nënshtrua për heqjen e tumorit në tru në dhjetor të vitit kaluar ajo ka vazhduar të japë mesazhe të forta e sensibilizimi.

Së fundmi në ditën e gruas më 8 mars ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shfaqet shumë elegante, me një këmishë të gjelbër dhe pantallona të zeza.

Matoshi ka thënë se nëse gruaja është e lumtur ajo zbukurohet.

Deputetja  kosovare gjithashtu ka treguar se ka përdorur edhe pak ‘fotoshop’ në fotografitë që ka postuar së fundmi.

“Nëse gruaja është e lumtur, ajo zbukurohet. Në rastin tim edhe pak ‘faceapp’. Dashuri për të gjitha ju gra dhe vajza”, ka shkruar aktorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al