26 Prill, 2021

Mr.Big tregon momentin më qesharak në shtrat me Carrie-n gjatë xhirimeve të “Sex and the City”


Chris Noth ka zbuluar momentet më qesharake që ka kaluar me Sarah Jessica Parker gjatë xhirimeve të “Sex and the City”.

mr big carrie (4)

Noth, i cili luante Mr. Big, ishte i ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, shkruan “People”.

Skena ime e preferuar është kur ajo lëshoi gazra në shtrat. Po përpiqesha ta bëja siç duhet, sepse jam ekspert në atë punë dhe ajo futi kokën poshtë çarçafëve. I thashë ‘jo, jo mos u fut aty, aty është problemi”, – tregoi Noth.

mr big carrie (2)

Ajo shkoi të merrte një gotë me verë dhe unë vendosa një balon në karrige, kur u kthye u ul aty dhe plasa në të qeshura”,- shtoi aktori.

mr big carrie (3)

Ndër të tjera, Noth foli edhe për një skenë tjetër:

Më shijoi shumë hedhja në liqen, e xhiruam vetëm një herë atë pjesë. Ishte shumë e bukur. Ka patur shumë moment të bukura në atë serial, ishte bekim”.

mr big carrie (1)

“Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial.

mr big carrie (5)

Sarah Jessica Parker njoftoi rikthimin e “Sex and the City”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, ndërsa “Samantha” e Kim Cattrall nuk do të jetë.

Përveç Cattrall, në rikthimin e serialit do të mungojë gjithashtu “Mr. Big”, pra aktori Chris Noth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al