Maria Crider u diagnostikua me kancer që në tetor të 2016, kur ishte rreth 11 javë shtatzënë. Kjo gjë i dha më shumë forcë Marias t’i nënshtrohet kimioterapisë dhe trajtimeve të ndryshme, vetëm e vetëm që djali i saj të lindte i shëndetshëm. Për këtë ditë të shënuar Maria thërret një fotografe profesioniste për të fotografuar çdo çast të lindjes së Loganit.
Më 13 prill ajo lindi një djalë të vogël të shëndetshëm në spitalin e Floridas. Kjo ardhje e pabesueshme ishte mrekulli për doktorët. Problem i vetëm i Marias për të birin ishte gjiri, për shkak se tani ajo ka vetëm njërin.
Po pas gjithë asaj që ka kaluar ky është veç një problem i vogël. Maria nuk nguroi të përcillte një mesazh të fuqishëm tek të gjitha nënat që kanë kancer, shpresonte me gjithë zemër që të gjitha nënat e botës të kenë po aq guxim sa ajo për t’i bërë ballë jetës. Logani është vetëm një nga shembujt e mrekullive të botës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al