28 Shtator, 2017

MTV Europe Music Awards do të prezantohet nga një shqiptare


MTV Europe Music Awards  është ngjarja e vitit sa i takon muzikës europiane.

Një version europian i ceremonisë prestigjoze amerikane, MTV VMAs, mbahet çdo vit në kryeqendrat më të rëndësishme në kontinentin e vjetër, ku këtë vit qyteti pritës do të jetë as më shumë dhe as më pak ,por Londra.

Për shqiptarët lajmërimi i një eventi kaq të rëndëssihëm ka edhe një domethënie ekstra sepse prezantuesja e këtij shou do të jetë me orgjinë shqiptare.

Po, po do të jetë pikërisht Rita Ora ajo e cila do të ngjitet në skenën e EMAs për të prezantuar shoun.

“Jemi shumë të lumtur të lajmërojmë se moderatorja e MTV EMAs 2017 do të jetë: E mrekullueshmja Rita Ora!”, – shkruan MTV në Twitter.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al