21 Dhjetor, 2020

“Mu prish fejesa…”- Ermal Mamaqi rrëfen momentin e sikletshëm me babain në shtëpinë e Amarda Toskës


Ermal Mamaqi dhe Amrada Toska janë sot dy ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale.

ermal mamaqi amarda toska (7)

Pavarësisht se dyshja ka qenë e ftuar në intervista të ndryshme, duket se ata kanë gjithmonë diçka të re për të treguar për marrëdhënien e tyre.

ermal mamaqi amarda toska (4)

Ditën e djeshme, aktori i humorit ishte i ftuar në rubrikën “N’fermë”, ku rrëfeu një moment të sikletshëm që kishte ndodhur ditën që shkoi për të kërkuar dorën e Amardës.

ermal mamaqi amarda toska (1)

Moderatori tha se babai i tij është një nga njerëzit më me humor që njeh dhe zbuloi se nuk i kishte kursyer batutat as në këtë ditë të rëndësishme.

ermal mamaqi amarda toska (9)

Ai kishte bërë një shaka, e cila në të vërtetë, ‘i trembi’ të gjithë.

ermal mamaqi amarda toska (5)

Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit: ‘përpiqu mos të bësh shumë humor’, se ishte takimi i dytë dhe mos të lëmë nam.

ermal mamaqi amarda toska (8)

Dhe sa erdhi momenti, ku po rrinim dhe po bënim muhabet, kur Ami kishte marrë shampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur i thotë babi im: ‘Mos e hap atë shampanjë’.

ermal mamaqi amarda toska (2)

‘Mos’ thash unë. ‘Mu prish fejesa!’ Dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën. Dhe tha pastaj: ‘Po unë nuk po shoh gotat’”,- tregoi Ermali duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al