10 Prill, 2022

“Mu rikthye dëgjimi” Chris Rock reagon pas përjashtimit të Will Smith nga Oscars: Nuk flas derisa të paguhem


Fansat e komedianit Chris Rock dhe jo vetëm po presin një reagim nga ana e tij rreth goditjes me shuplakë nga Will Smith në Oscars. Megjithëse ai e ka shmangur diçka të tillë deri tani, gjatë shfaqjes së tij në “Fantasy Springs” ka bërë një deklaratë që po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Kjo vjen pasi, Akademia njoftoi se do të pezullonte Smith për dhjetë vjet. Gjatë ceremonisë së fundit, Smith e goditi Rock në skenë pasi komediani bëri një shaka me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres të të shoh”, tha Rock, për kokën e rruar të Pinkett Smith. Pinkett Smith deklaroi vitin e kaluar se ajo e rruajti kokën pasi vuan nga alopecia. Smith, i cili fitoi çmimin si ‘Aktori më i mirë’ më vonë gjatë ceremonisë, doli në skenë dhe goditi Rockun, përpara se t’i bërtiste dy herë: “Mos e përmend emrin e gruas sime me gojë”.

Sipas Desert Sun në shfaqjen e fundit Chris Rocka ka thënë: “Jam mirë, kam një shfaqje të tërë dhe nuk po flas për [incidentin e Will Smith] derisa të paguhem. Jeta është e bukur. Mu rikthye dëgjimi”.

Komediani duket se po pret dikë për t’i mbushur llogarinë e tij në këmbim të lajmit ekskluziv. Nëse Chris do të na thotë se ai po pret për tu paguar për një intervistë ekskluzive, ka gjasa që ai dhe ekipi i tij tashmë janë kontaktuar nga çdo studio televizive. Ndoshta askush nuk ka ofruar para mjaftueshëm?

Ndoshta ai po flet për një padi civile kundër Will-it, ku ai mund të marrë një pagesë si dëmshpërblim edhe në këtë mënyrë. Ndoshta mund të jetë duke bërë shaka…

Është e paqartë se sa serioz është ky koment, por duke marrë parasysh kontekstin- Chris duket se është në gjendje të mirë shpirtërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al