9 Maj, 2024

“Mund ta kisha bërë puçin”/ Françeska Murati ia thotë “troç” Heidi Baçit: Jam e sigurtë që do kishe dalë nga “BBV” nëse…


Modelja Françeska Murati hapi Kutinë e Pandorës gjatë primet të së martës, duke çuar në televotim veten së bashku me Rozën dhe Erjolën, ndërsa Heidi ishte në një nominim të përhershëm.

Konkurretja i tha Heidit se mund ta kishte nxjerrë atë nga shtëpia duke e dërguar në një televotim me Julian Dedën, Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin.

“Meritoni edhe mund të dalë”– u shpreh banorja, megjithëse Françeska tha që është e sigurtë që do të dilte Heidi.

“Do vijë mometi. Me pasë dashur do ta kisha fikur derën”– i tha modelja, ndërsa Heidi u shpreh se Meritoni është lojtarë më i dobët se ajo.

 

Diskutimi:

Françeska: Mund të të kisha bërë puçin

Heidi: Çfarë puçi mund të kishe bërë?

Françeska: Mund të të kisha futur 3 të fortë në nominim

Heidi: Për shembull

Françeska: Ti e di shumë mirë

Heidi: Egla, Juli… se Romeon nuk e fut dot ti

Juli: Meritonin

Heidi: Meritoni edhe mund të dalë

Françeska: Meritoni mund të dalë!

Heidi: Me mua? Ku e di ti? Je e sigurtë?

Françeska: Aq e sigurtë

Heidi: Do e shikojmë

Françeska: Do vijë momenti. Me pasë dashur do ta kisha fikur derën

Heidi: Me dashur do ta kisha fikur derën thotë, do të kisha futur Eglën, Julin dhe Meritonin. Po nuk e di nëse dal unë me Meritonin

Erjola: Meritoni është pak i palëkundshëm këtu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al