5 Mars, 2022

“Mund ta kuptosh se je shqiptar vetëm nga…” Gashi u tregon të gjithve ‘sekretin’


Gashi është një nga artistët shqiptarët më të njohura ndërkombëtarisht, i cili dita-ditës po ngjit shkallë të larta në karrierë.

Ndonëse ka vite që është larguar dhe ka arritur goxha famë në SHBA,  ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale. Artisti shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Së fundmi ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku në fokus është portreti i tij. Dhe për këtë foto duket se ka gjetur përshkrimin perfekt.

“Mund ta kuptosh që jam shqiptar vetëm nga sa e madhe është koka ime”- shkruan reperi me humor krah fotos dhe nuk mund të themi se ka gënjyer.

Vlen të theksohet se mes të tjerash Gashi poston edhe foto e video të tilla si valle popullore shqiptare, e madje ai e ka shprehur edhe dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare.

Në një intervistë kohë më parë, reperi ka thënë se shumë shpejt do të vijë në Tiranë për një koncert recital, të cilin ai e ka projektuar si madhështor dhe më të mahnitshmin. Deri tani nuk ka asgjë konkrete, teksa vlen të theksohet se artisti ka qenë disa herë në Kosovë ku ka performuar edhe në “Sunny Hill Festival”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al