7 Mars, 2024

“Mund të lidhet me një femër tjetër! Nuk ndjej më asgjë”/ Pas ndarjes nga Romeo, Heidi habit me deklaratën: Kam vendosur…


Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj disa ditë më prë i dhanë fund lidhjes së tyre e cila u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Së fundmi gjatë një bisede, Vesa i ka ngacmuar dyshen mbi marrëdhënien e tyre, teksa në një moment e ka pyetur Heidin se çfarë do të bënte nëse Romeo do të njihej me një vajzë të re në këtë shtëpi.

Ato gjëra duhen. Unë kam besim total dhe nuk e kam problem fare”– u shpreh banorja duke treguar se nuk e ka problem që ai të krijojë një romancë të re me një femër tjetër,  ndërsa aktori tha se ai nuk e bën atë gjë.

 

Pjesë nga biseda:

Vesa: Sa gjatë do të qëndroni dhe do ti rezistoni njëri-tjetrit?

Heidi: Për çfarë? Unë nuk lëviz, sepse gjithmonë kam bërë timen. Kam vendosur që ti jap hapsirë sepse nuk buzëqesh më dhe nuk dua që ai të ndihet keq

Romeo: Edhe unë se ngacmoj se kam hall që më thotë se po më ngacmon dhe dëshiron të më sulmosh

Heidi: Edhe unë nuk i afrohem përderisa më thotë që nuk ndjej asgjë, për çfarë? Është ajo që beson ai

Vesa: A se ndjen ti energjinë e Heidit? Ska nevojë që të flasë fare ajo

Heidi: Të gjithë shtëpia e dinë vetëm ky jo

Romeo: A e din se çfarë nuk pëlqej unë? Ajo gënjen ndonjëherë kështu

Heidi: Unë nuk gënjej fare

Vesa: Në dashni nuk ka gara, çfarë jeni duke bërë?

Heidi: O Vesa njeri të largon, çfarë të bëj unë tani?

Romeo: Nuk të besoj fare dhe kështu është. Je si nata me ditën

Vesa: Çfarë kishe bërë nëse do ishte futur një vajzë tjetër dhe do kishte shkuar te Romeo

Heidi: Ato gjëra duhen. Unë kam besim total dhe nuk e kam problem fare

Romeo: Nuk e kisha bërë unë

Vesa: A s’do kishe xhelozuar fare?

Heidi: Jo

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al