Nuk kanë munguar debatet gjatë punatës së sotme të Për’Puthen, ku kësaj here i përfshirë ka qenë edhe opinionisti Arjan Konomi.
Ky i fundit pati një diskutim me Mevlan Shabën, ku shkak u bë një deklaratë e Arjan Konomit për raportin e Mevlanit me një tjetër konkurrente, Filloreta Pirën.
Duke folur për Filloretën, opinionisti shprehu se ajo preket shpesh, por gjendja e saj nuk ka të bëjë me ndienjat e Mevlanit, por me mungesën e respektit. Kaq ka mjaftuar që mes tij dhe konkurrentit të nisë një diskutim.
Debati:
Arjan Konomi: Nuk është se preket për ndienjat e Mvelanit, por preket nga mungesa e respektit kur ti e percepton për Mevlanin.
Filloreta: Po, ashtu është.
Mevlani: Po çfarë quan respekt?
Arjan Konomi: Nëse nuk e di fjalorin e gjuhës shqipe, mund ta googëll-osh dhe ta shikosh.
Mevlani: Kjo është ofendim për mua!
Arjan Konomi: Jo, ajo…
Mevlani: Ajo tha faleminderit që e the, por ma thuaj mua.
Arjan Konomi: Pyet Filloretën.
Mevlani: Je ti që thua çdo punatatë.
Arjan Konomi: E kam fjalën që ajo nuk pret nga ty, jo që i ka munguar respekti.
Mevlani: Mos e ndërro tani Arjan.
Arjan Konomi: Nuk pretendon ndienjën, ajo pretendon respekt.
Mevlani: The i ka munguar respekti nga Mevlani.
Arjan Konomi: Ishte për ndienjën, nuk du atë të nxjerr (keq), unë dua të të hap sytë ty. Kuptoji mirë gjërat.
Trekëndëshi i formuar mes Mevlanit, Filloretës dhe Efit, është komentuar gjatë edhe në punatat e kaluara, ku konkurrentët ende nuk kanë marrë një vendim konkret për vazhdimësinë e kësaj historie.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al