Romeo Veshaj, një nga finalistët e “BBV3”, është vënë në qendër të vëmendjes për mos pjesëmarrjen në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”, duke nxitur dyshime për një hatërmbetje ndaj produksionit.
Por, sipas dy ish-banorëve të Big Brother, Olta Sheta dhe Toros Shahnaia, Romeo mungoi pasi ka vendosur t’i qëndroj afër aktorit Agron Llakaj, pas humbjes së bashkëshortes.
“Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë dhe mund ta ketë bërë këtë dhe në qoftë se e ka bërë këtë ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për Big Brotherin dhe është larguar të Agroni kjo mund të jetë, këtë besoj unë…”-tha Toros Shahnaian, në të ftuar në “Shqipëria Live”.
Edhe Gazmend Ujkashi, i ftuar në “Ftesë në 5” tha të njëjtën gjë, duke hedhur poshtë sipas tij, hatërmbetjet si arsye e mungesës së Romeos këto ditë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al