17 Mars, 2022

“Mungon një format i tillë”/ Arjan Konomi thumbon emisonin e “Për’puthen”?


Opinonisiti i njohur, Arjan Konomi ka marrë një pauzë në programin e “Për’puthen” pas debatit të fortë që pati me konkurrenten Mikela Pupi.

Ai është zvenëndësuar këto ditë pushimi nga Arjon Muça. Ditën e sotme Arjani ka postuar në profilin e tij ne Instagram duke kujtuar  me mall një video ku ishte i ftuar para disa vitesh në emisionin e Alban Dudushit.

Mesa duket opinonisiti ka lënë të kuptohet se ka thumbuar programin e dashurisë duke treguar se televizoneve sot i mungon një program që të shplodh dhe të jep kënaqësi kur e shikon gjatë mbremjeve. Duke iu referuar kështu “Për’puthen” që  transmetohet çdo mbrëmje dhe shpesh herë hasen debate të forta në studio nga konkurrentët.

“Para disa vitesh në Top Show Magazine!! Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kenaqte në mbrëmje!!! @albandudushi. Nëntor 2017”– ka shkruar ai krahas videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al