Pas largimit nga “Për’puthen”, Sindi Loci njoftoi me anë të një postimi në rrjete sociale se shumë shpejt do të shpjegonte arsyet e këtij vendimi.
Teksa ishte e ftuar tek “Shqipëria Live”, ish-konkurrentja tha se java e fundit në emision nuk do të ndryshonte asgjë për të, sepse për muaj me radhë nuk arriti ta gjente dashurinë në program.
Ajo u shpreh e penduar që nuk i kishte dhënë mundësi disa djemve të tjerë të dilnin me të, por u fokusua më shumë tek Murati, për të cilin u shpreh se nuk ka pasur kurrë ndonjë ndjenjë për të.
“Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja dy javë në karantinë.
Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje.
Ka qenë rasti i Muratit dhe i Locos. Dy rastet që më kanë lënë më shumë mbresa. Muratin nuk ma morën. Unë mendoj që nuk ka qenë kurrë i imi. Mendoj se ishte një fasadë e tij shumë e mirë për të qenë në vëmendje.
Më vjen keq që nuk i kam dhënë rastin djemve që e meritonin aty me të vërtetë. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte.
U ndjeva e përdorur, por nuk ia kisha as besën. Edhe Olën e ka përdorur, sepse ka të njëjtën sjellje dhe duket kur ai aktron”,- shpjegoi Sindi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al