24 Gusht, 2017

Musa, balerini gjerman që bën art për fëmijët e shurdhër


Nga Armand Bajrami

Ky eshte Musa, balerin profesionist gjerman. Bir i dy prinderve te shurdher. Ne boten e internetit, identifikohej me emrin e artit “CODA”. Njeriu me interesant, qe hasa gjate pushimeve ne Antalia.

mandi dhe musaMusa pranoi lutjen time per te ndjekur performancen tij fantastike, teksa i jepte instruksione hip-hop dance-i mikut te tij turk Borrak. Edhe ky, jo me pak i talentuar, por qe kercimin e kishte pasion. Pista e tyre e ushtrimit ishte hapesira e mbetur lire ne fushen me bar ane pishines nga zhvendosja e dy shezlongeve.

I zhdervjellet dhe harmonik. Cdo goditje ritmi e dale nga nje pajisjeje hi-tech (mrrokell tip boksi qe lidhet me wireless me telefonin, qe s’ia di emrin) perkthehej ne nje levizje te trupit te tij.
Musa kishte grupin e tij te kercimit dhe po ashtu jepte mesim per studente te rinj. “Na prenotojne per te marre pjese ne shfaqe te ndryshme ne Gjermani, tha. Ne bejme festen, ata japin parate”.

Me kritikoi pse une nuk isha ushtruar me teper per te mesuar ca nga ato teknikat e “brake dance”, aq te deshiruara nga une ne adoleshence, po kurre te mesuara. “Mua nuk me pelqen, por ti s’ke pse heq dore. Nuk ka rendesi mosha”. Borrak, ndryshe nga une qe i ndiqja per kenaqesi, perpinte cdo levizje te tij.
I kalonin stafeten njeri-tjetrit. Une shkembeja bisede me ate qe ishte ne pushim.

CODA nuk ishte nje emer i rastesishem, por perifrazim ne lidhje me femijet e shurdher. Misioni i Musas. I rritur nga dy te shurdhe ai ia dedikonte artin e tij femijeve te lindur me probleme me degjimin. Si? Me nje ide brilante. Musa kishte nisur te bente klipe teper argetuese, ku ai, pervecse kercente nen tingujt e kengeve te njohura, rrefente me gjuhen e shenjave tekstin e kengeve.

Ishte aq krenar per kete. Si mos ishte. Nje 23 vjecar i dhimbsur. I ndjeshem per te mbushur zemra njerezish ndryshe prej tij. I mbrujtur me dashurine e prinderve qe s’i kane degjuar te qaren. I bente pushimet me ta. Per ta.
Nuk donte mund t’i lexoje ne sy driten qe u fekste teksa komunikonin me shenja me te.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al