19 Dhjetor, 2017

Musa i BB9 tregon për ndarjen nga Dona: Kam takuar babain e saj dhe kam ….


Dona e Musa ishin ndër çiftet më të pëlqyer për publikun në këtë edicion të Big Brother . Pas daljes nga shtëpia , ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre me arsyetimin se ata gjendeshin larg njëri-tjetrit dhe se ishte e pamundur për të mbajtur një raport dashurie në aq largësi. Edhe pse ata dukeshin të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, distanca mbizotëroi mbi dashurinë. Ndërkohë që Musa i ftuar në ‘’Pop Culture’’ ka rrëfyer se ndarja me Donën ka ardhur krejt natyrshëm.

“Në një lidhje kur mbaron mbaron. Nuk dihet t’i jap shpjegime asnjërit”, u shpreh Musa. Por kur është ngacmuar nga Dojna se kush i dha fund lidhjes, Musa shtoi “Të dy e kuptuam këtë gjë. Nuk them se nuk kam ndjerë asgjë për Donën”. Ai ka treguar se ka treguar edhe se ka takuar babain e Donës, duke shtuar se ka shumë konsideratë për të.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al