3 Shkurt, 2020

“Na kanë martuar dhe ndarë disa herë”- Armina Mevlani zbulon të vërtetën e dasmës: Sigurisht që do ketë por …


Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha janë në një lidhje prej disa vitesh.

Dhe të gjithë po pyesin se kur çifti do finalizojë marrëdhënien e tyre në martesë.

Në media qarkulloi lajmi se Armina dhe Shkëlzeni kishin vendosur të martoheshin këtë pranverë në një dasmë madhështore.

Por sa të vërteta janë thashethemet?

Armina i hodhi poshtë duke thënë se këtë verë nuk do të ketë martesë.

Në një postim në InstaStory tha se sigurisht që dasma do realizohet por data do të zbulohet nga vetë ajo në rrjetin e saj social zyrtar.

“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve. Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë.  Desha vetëm t’iu sugjeroj të mos besoni gjithçka që dëshironi. Sigurisht që do të ketë dasmë, por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do jetë kjo pranverë,”- shkroi Armina.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al