1 Janar, 2021

“Na mbytën me gjoba!”- Xhensila Myrtezaj reagon për herë të parë për ditëlindjen e Bes Kallakut që bëri bujë në media


Festa e ditëlindjes së organizuar nga Bes Kallaku më 20 tetor, ku ishin të ftuar shumë familjarë e miq, bëri shumë bujë.

xhensila myrtezaj bes kallaku (6)

Në 35-vjetorin e lindjes, aktori i humorit ndau në rrjete sociale foto e video nga festa, ku shfaqen të ftuarit duke kërcyer e duke u argëtuar pafund.

bes kallaku xhensila myrtezaj (3)

Por, Besi u vu në qendër të kritikave, sepse Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte ndaluar grumbullimet me më shumë se dhjetë persona.

Fansat nuk e kanë pëlqyer aspak këtë vendim të Kallakut, për arsyen e thyerjes së rregullave anti-Covid.

bes kallaku xhensila myrtezaj (4)

Rreth dy muaj nga kjo ngjarje ka ardhur edhe reagimi i Xhensila Myrtezajt, e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj momentet më të bukura të 2020, mes të cilave ka veçuar edhe ditëlindjen e partnerit të saj.

xhensila myrtezaj bes kallaku (2)

Por, ajo nuk e ka lënë pa përmendur faktin se janë gjobitur, madje janë “mbytur” në gjoba, sipas saj.

xhensila myrtezaj bes kallaku (8)

Edhe pse na mbytën me gjoba ndërkohë që në vend organizoheshin dasma me nga 300 veta, ne prap se ndalëm gëzimin!”-ka shkruar Xhensila.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku u organizua ditëlindja e aktorit, si dhe ka pezulluar nga detyra gjashtë punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit.

xhensila myrtezaj bes kallaku (7)

Gjithashtu, policia bëri me dije se në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anti-Covid.

xhensila myrtezaj bes kallaku (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al