Jessica Leeds, Samantha Holvey dhe Rachel Crook janë tre gratë që orët e fundit kanë ‘’tronditur’’ Amerikën. Ato kanë ngritur akuzë ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë edhe para zgjedhjeve presidenciale, por duke u nisur edhe nga skandalet e fundit që kanë mbërthyer Hollywood-in këtë herë janë bërë të trija bashkë duke kërkuar një hetim më të detajuar të çështjes.
Ato kanë deklaruar se Donald Trump i ka prekur pa leje, i ka puthur me zor dhe i ka poshtëruar e ngacmuar për disa herë me radhë. Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas këtyre deklaratave dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë. Sipas tyre, këto akuza janë përgënjeshtruar gjatë fushatës dhe prova më e mirë është besimi që amerikanët i dhanë Trump-it duke e votuar në krye të shtetit./The Sun/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al