17 Mars, 2022

“Na turpëroi”, “Brilante”/ Qëndrimet kontradiktore të personazheve shqiptarë për arrestimin e Elsa Lilës


Arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lila ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe atyre italiane. Ajo u arrestua në Itali si një nga 13 personat e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge.

Të shumtë kanë qenë personazhet publikë që kanë reaguar pas këtij lajmi të bujshëm duke e mbështetur ose jo artisten.

Ja disa nga ata:

Rezarta Shkurta

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka publikuar disa postime në llogarinë e saj në Instgram teksa ka deklaruar se, Elsa Lilën e ka dashur që kur ishte fëmijë.

‘’Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit’’, shkruan ajo krah videos së Lilës duke performuar në skenë.

Sakaq, Shkurta ka ndarë një tjetër postim teksa në formë shkaje ka thënë se kush bën bashkëpunime me Pirro Cakon, e kap tersi me ligjin.
‘’E gjeta kush e ka fajin! Kush bën këngë me Pirron e kap tersi me ligjin’’, ka shkruar sipërmarrësja,

 Olti Curri 

Olti Curri ka reaguar menjëherë pas arrestimit të Elsa Lilës, duke u shprehur se njerëzit nuk janë ashtu si duken. Blogeri shtoi se Elsa nuk ka zgjedhur të rrijë në shtëpi, dhe të rrezikojë i dashuri për të.

”Ju kam thënë që asnjëherë gjërat dhe njerëzit nuk janë ashtu siç duken! Ju dh*jefsha gangsterëve të Hip Hop-it që i këndojnë kokainës dhe vetëm sheqerin e petullave kanë parë. Elsa (të shohim sa i vërtetë është lajmi) si labe gangstere që është e bën vetë trafikun, jo të rrijë si dhëpi dhe të punojë i dashuri me kokën në torbë gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Olti Curri në rrjetet sociale.

Milaim Zeka

Gazetari Kosovar, Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook e ka konsideruar Lilën si një njeri fantastik dhe artiste brilante.

“1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetete njeri fantastik, artiste brilante.Vetem kafshëria mediatike shqipetare te denojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar analisti krah fotos në Facebook të Elsa Lilës me vajzën e saj.

Elton Ilirjani

Edhe biznesmeni shqiptar që jeton prej kohësh në Amerikë, Elton Ilirjani ka reaguar mbi arrestimin e bujshëm të këngëtares Elsa Lila.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Ilirjani i revoltuar shprehet se Lila nuk ka turpëruar vetëm veten, por të gjithë shqiptarët e suksesshëm nëpër botë. Gjithashtu, ai bën thirrje televizionit kombëtar shqiptar RTSH-së dhe instuticioneve përgjegjëse t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e Këngës.

“Meqë kjo artistja Elsa Lila nuk është se turpëroi vetëm veten e saj, por gjithë ata shqiptarë të sukseshëm nëpër botë, autoritetet shqiptare të artit RTSH dhe institucione të tjera përgjegjëse duhet t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH! Kjo praktikë distancimi ndiqet rregullisht nga institucionet ndërkombëtare të artit botëror. Kuptohet, nëse në Shqipëri trafikimi i drogës shihet si problem madhor për shëndetin e të rinjve“, shkruan biznesmeni në Instagram.
Ndër të tjera, Ilriani e ka treguar haptazi se nuk e ka pëlqyer si artiset Lilën.

‘’Asnjëherë nuk e kam pëlqyer as si artiste, as si person. Në Shqipëri nuk ka artista! Artistat mbrojnë kauza! Artistat mbrojnë liri! Artistat nuk janë trafikantë droge’’, ka shkruar ai.

Neda Balluku

Ndërkohë, sërish nëpërmjet Instagramit, ka reaguar edhe ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku. Ajo shkruan se njerëzit kanë vërshuar në kritika pa e ditur se si qëndron e vërteta.

POSTIMI I PLOTË:

Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?!

Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. Preku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.

Përse sot qenka ndryshe?!

A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!

A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?

A nuk u përpoq Elsa?
A nuk u lodh?
A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma?
Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!
Përse gaboi në këtë mënyrë?

Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?

Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë?
Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al