29 Prill, 2022

Naomi Campbell dhe motrat Hadid shkëlqejnë në mbrëmjen gala në New York


Ajo është një mbretëreshë e modës. Dhe Naomi Campbell nuk mund të mos shkëlqente me një fustan madhështor lejla në tapetin e saj të kuq të fundit.

Supermodelja 51-vjeçare dukej absolutisht mahnitëse ndërsa mbërriti për Gala-n e ‘The Prince’s Trust’, një organizatë bamirëse që ndihmon të rinjtë e moshës 11 deri në 30 vjeç të hyjnë në punë, arsim dhe trajnime.

Ngjarja vjetore organizohet nga muzikanti legjendar Lionel Richie dhe synon të mbledhë fonde për organizatën që u vjen në ndihmë të rinjve nga anembanë globit. Fustani i saj ishte stil princeshe me mëngë të gjata dhe bust. Super modelja u shfaq me taka në platformë teksa pamjen e saj e shoqëroi me bizhuteri të shumta, duke përfshirë byzylykë platin, një unazë të madhe, vathë të gjatë dhe një varse me diamantë. Flokët i kishte lënë të gjithë mbrapa teksa kishte zgjedhur një makeup minimalist.

“The Prince’s Trust’ u krijua nga Charles, Princi i Uellsit, në vitin 1976 në një kohë kur kishte shumë papunësi në Mbretërinë e Bashkuar. Mbi 45 vjet më vonë, fondacioni vazhdon të ndihmojë mijëra të rinj që po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme, nga papunësia te përjashtimi social, varfëria, problemet e shëndetit mendor, paaftësia dhe abuzimi.

Përpara mbrëmjes plot yje të së enjtes, Lionel Richie dhe kryeredaktori britanik i ‘Vogue’ Edward Enninful bënë një deklaratë duke shprehur kënaqësinë për mundësinë për të bashkëpunimin me ‘The Prince’s Trust’ dhe për të mbështetur të rinjtë nga e gjithë bota për të transformojnë jetën e tyre dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre. Bella Hadid dhe Gigi Hadid ishin dy nga yjet më të mëdhenj në këtë event. Bella u shfaq në tapetin e kuq me motrën e saj 27-vjeçare e veshur me një fustan të zi me bust. Me një model klasik flokësh Bella kishte veshur një palë taka të zeza dhe doreza të gjata. Pamjen e saj elegante Bella e plotësoi me aksesorë minimalist: vathë, byzylyk dhe varse.

Nga ana tjetër, Gigi mori gjithë vëmendjen dhe dukej si një barbie e veshur me rozë. Ashtu si e motra edhe Gigi kishte veshur një fustan me bust të shkurtër dhe me temina. Ajo e kishte plotësuar pamjen me geta dhe taka me platformë po ashtu rozë. Dhe një çantë rozë. Modelja nuk kishte vendosur asnjë aksesor dhe e vetmja ‘thyerje’ në look-un e saj ishin flokët platin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al