E kemi parë të vishet me kostumin e politikanit si kodi i veshjes në Kuvend, por duket se serioziteti në look i është mërzitur kreut të PDKsë, Nard Ndoka.
Fotografi i “Panorama Plus” ka shkrepur këtë foto, ku Ndoka shihet i veshur në stil sportiv, ndërsa ishte duke biseduar me një të njohur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
I komentuar në media sociale si “filozofi” i politikës, pasi shquhet me batutat e tij, Nard Ndoka duket se kostumet sportive i ka kthyer në stilin e tij të preferuar.
Ai e ka treguar edhe më parë se të jesh politikan nuk do të thotë të qëndrosh brenda kornizës, pasi sipas tij duhet të provokosh me seriozitet.
Kujtojmë që përveç pjesëmarrjes së tij në programe argëtuese si “Shiko kush luan”, Nardi ka marrë pjesë edhe në show-n e kërcimit “Dance with me”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al