Ndonëse ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private, Big Mama prej kohësh po jeton një histori të bukur dashurie.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Besjana Kasami, ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram një foto të shkrepur gjatë një feste jo të zakonshme.
Ajo shihet krah mikeshave të saj duke festuar ditën e fundit të beqarisë.
Artistja mban veshur një fustan të shkurtër të bardhë, një kurorë dhe vello në kokë, ndërsa mikeshat e saj kanë zgjedhur të gjitha ngjyrën rozë tek veshjet e tyre.
“Nata e fundit e beqarisë”, ishte mbishkrimi që Big Mama zgjodhi për imazhin.
Pavarësisht urimeve të shumta që ajo mori tek komentet, nuk dihet ende nëse sot Big Mama do të martohet vërtet, apo e gjitha është pjesë e një projekti të ri muzikor.
Megjithatë, për partnerin, Besjana ende nuk ka folur publikisht. Prej kohësh, ajo ka preferuar të jetë e tërhequr nga vëmendja mediatike, sidomos kur bëhet fjalë për jetën private.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al