Krijuesi i Dragon Ball, një prej komikeve japoneze më me ndikim dhe më të shitur të të gjitha kohërave, ka ndërruar në moshën 68-vjeçare.
Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit.
Dragon Ball është jashtëzakonisht i popullarizuar në mbarë botën dhe seriali komik ka prodhuar gjithashtu versione vizatimore dhe filmash.
Seriali komik Dragon Ball debutoi në vitin 1984, ku një djalë i quajtur Son Goku ështv në kërkim për të mbledhur topa magjikë dragoi për të mbrojtur Tokën kundër humanoidëve alienë të quajtur Saiyans.
Ai vdiq më 1 mars dhe vetëm familja e tij e shumë pak miq morën pjesë në funeral, sipas një deklarate nga uebfaqja e Dragon Ball.
“Ai kishte shumë gjëra për të arritur. Megjithatë, i ka lënë shumë vepra arti kësaj bote“, tha studio e tij.
“Shpresojmë që bota unike e krijimit të Akira Toriyama të vazhdojë të pëlqehet nga të gjithë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.
Fansat shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
“Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë. Faleminderit që krijuat personazhin më ikonik të të gjitha kohërave Akira,” shkroi një fans.
I lindur në Nagoya, Japoni në vitin 1955, Toriyama hyri në botën e librave komik në fillim të viteve 1980 me Dr. Slump, i cili tregon historinë e një vajze të vogël roboti Arale dhe krijuesit të saj shkencëtar. Por Dragon Ball ishte vepra e tij më e famshme.