8 Mars, 2022

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktorja e njohur e cila luajti krahë Elvis Presly-t


Aktorja e njohur, Laurel Goodwin, e cila ka luajtur në filmin “Girls!Girls!Girls!, pranë Elvis Presley-t, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Goodwin shijoi një karrierë të gjerë në film dhe televizion, ku bëri dhe debutimin e saj në “Hollywood” në vitin 1962 përballë Elvis Presley.

Ajo ndërroi jetë më 25 shkurt, sipas një nekrologjie në internet por nuk u dha asnjë shkak i vdekjes së saj.

E lindur në gusht 1942 në Kansas, aktorja fillimisht nënshkroi një kontratë me ‘Paramount Pictures’ në moshën 19-vjeçare. Performanca e saj në filmin përballë Presley-t  u pasua më pas nga roli i saj në ‘Papa’s Delicate Conditio’n me Jackie Gleason.

Ish-modelja mbajti pjesë të shumta televizive në shfaqje duke përfshirë ‘The Virginian’, ‘Get Smart’, ‘The Beverly Hillbillie’s, si dhe pilotin e patransmetuar tek ‘Star Trek’ .

Në një intervistë për ‘StarTrek.com’ në 2016, ajo shpjegoi: “Unë thashë, ‘Oh, jo. Star Trek është ajo. Unë duhet të bëj Star Trek. Është e mrekullueshme, do të jetë e mrekullueshme.”

Goodëin dhe burri i saj, Walter Wood, më vonë punuan në prapaskenë për shumë vite, duke prodhuar ‘Stroker Ace’ me Burt Reynolds dhe Loni Anderson, së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al