14 Mars, 2022

Ndahet nga jeta papritur aktori i njohur i Marvel, William Hurt


Aktori i njohur William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij, Gerry Byrne për Variety. Aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. “Ai vdiq i qetë, në familje, nga shkaqe natyrore. Familja kërkon privatësi në këtë moment.”- tha djali i tij.

Hurt njoftoi në vitin 2018 se ai ishte diagnostikuar me kancer terminal të prostatës që ishte përhapur në kockat e tij.

Hurt u martua dy herë, me Mary Beth Hurt nga 1971 deri në 1982 dhe Heidi Henderson nga 1989 në 1992. Ai gjithashtu pati marrëdhënie të profilit të lartë me Marlee Matlin, Sandra Jennings dhe Sandrine Bonnaire.

Ndahet nga jeta aktori i Marvel

Hurt fitoi Oscar për “Aktorin më të mirë” në vitin 1986 për “Kiss of the Spider Woman”, në të cilën ai luajti një burrë homoseksual që ndan një qeli me një një të burgosur politik në Brazil. Ai mori nominime të mëtejshme për Oscar për “Aktorin më të mirë” për” Children of a Lesser God” dhe “Broadcast News” dhe për “Aktorin më të mirë joprotagonist” për “A History of Violence”.

Aktori u bë pjesë e Marvel Cinematic Universe duke luajtur rolin e gjeneralit Thaddeus “Thunderbolt” Ross në “The Incredible Hulk”, një rol që do ta përsëriste në “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War and Endgame” dhe “Black Widow”.

Ndahet nga jeta aktori i Marvel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al