30 Prill, 2021

Ndahet nga jeta themeluesi i grupit të njohur muzikor, kryebashkiakja: Lajm i trishtë për artin


Berhan Nehani

Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, Berhan Nehani.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiakja e Shkodrës, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se “zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare”.

“Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model”, shkruan Ademi.

 

Postimi i Voltana Ademi

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.

Berhan Nehani4 Berhan Nehani7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al