9 Mars, 2022

Ndarja e tyre shkaktoi bujë mediatike/ Kelly Clarkson dhe ish-bashkëshorti i saj finalizojnë divorcin, ja çfarë u vendos


Këngëtarja e njohur amerikane, Kelly Clarkson dhe ish-bashkëshorti i saj, Brandon Blackstock më në fund kanë zgjidhur çështjen e divorcit. Këngëtarja do të ketë në kujdestari dy fëmijët e ish-çiftit . Ylli i muzikës pop ka rënë dakord që t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 45,601 dollarë në muaj si mbështetje për dy fëmijët e tyre River dhe Remington.


Ndër të tjera, mediat e huaja shkruajnë se ajo ka premtuar se do të bëj një pagesë një herë prej 1,326,161 dollarë dhe 115,000 dollarë në muaj në mbështetje bashkëshortore deri më 31 janar 2024. Artistja e hitit ‘’Because of me’’ do të mbuloj të gjitha shpezimet pre 50.000 dollarë për udhëtimet privatë ajërorë të fëmijëve të saj derisa ata të vaksinohen plotësisht ndaj COVID-19.

Blackstock do të vazhdojë të jetojë në fermën e tyre në Montana dhe do t’i paguajë Clarkson 12,500 dollarë në muaj qira deri sa ai të largohet në qershor, sipas TMZ. Dokumentet e gjykatës gjithashtu deklarojnë se këngëtarja do të marrë kafshët shtëpiake të familjes, makina të shumta duke përfshirë një Ford Bronco, një Ford F-250 dhe një Porsche Cayenne, si dhe një simulator fluturimi. Ndërsa ish-burri do të marr fermëm dhe disa nga automjetet që ata kishin në pronësi së bashku.
Kujtojmë këtu që çifti është divorcuar pas 7 vitesh martesë dhe ndarja e tyre bëri goxha bujë në mediat ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al