25 Qershor, 2022

Ndarja me Shakirën, në Kolumbi marrin vendimin e papritur për Pique


Pas ndarjes nga Shakira mes thashethemeve për tradhti bashkëshortore, Gerard Pike duket se është i padëshiruar në Kolumbi, vendi i origjinës së ish-partneres së tij.

pique-780x439

Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi. Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al